Pse plani i Trumpit për Gazën mund të mos funksionojë në praktikë? - Gazeta Express
string(65) "pse-plani-i-trumpit-per-gazen-mund-te-mos-funksionoje-ne-praktike"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 10:59

Pse plani i Trumpit për Gazën mund të mos funksionojë në praktikë?

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 10:59

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se bisedimet e zhvilluara të enjten në Kajro mes ndërmjetësve dhe udhëheqësve të Hamasit kanë çuar në arritjen e një marrëveshjeje për çarmatimin e grupit militant me faza në Gazë.

Megjithatë, një zyrtar i Hamasit e përshkroi marrëveshjen si draft, ndërsa zyrtarë amerikanë thanë se Izraeli nuk është i bindur se grupi militant palestinez do t’i dorëzojë armët.

Por, sipas analistit të BBC Jeremy Boëen ka shumë arsye pse kjo mund të mos funksionoj.

Por ka edhe shumë arsye pse të gjithë duhet të shpresojnë se do të gjendet një mënyrë që ajo të funksionojë.

Mbi dy milionë njerëz, palestinezët në Gaza, jetojnë në kushte tejet të rënda – mes përhapjes së sëmundjeve, mjerimit ekstrem – ndërsa, njëkohësisht, izraelitët kanë arsye legjitime të shqetësohen për Hamasin për shkak të asaj që ndodhi më 7 tetor, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, gjithçka varet nga shumë kushte.

Kjo varet edhe nga fakti nëse Izraeli do të pranojë të tërhiqet nga territoret në Gaza, ndërkohë që, në realitet, ai ka vazhduar ta thellojë kontrollin mbi to.

Edhe pse qeveria izraelite ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar për këtë, kur dje u raportua se në negociatat në Kajro po arriheshin përparime, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu publikoi një deklaratë që, në thelb, hodhi poshtë optimizmin për të gjithë procesin.

Në Izrael do të mbahen zgjedhje në tetor dhe pothuajse i gjithë spektri politik është i orientuar djathtas, që do të thotë se kundërshton lëshimet ndaj palestinezëve.

Prandaj, ka shumë arsye pse kjo nismë mund të mos ketë sukses.

Advertisement
Advertisement
Advertisement