Drita e mbyll sezonin kampion me humbje ndaj Malishevës - Gazeta Express
string(55) "drita-e-mbyll-sezonin-kampion-me-humbje-ndaj-malisheves"

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 18:10

Drita e mbyll sezonin kampion me humbje ndaj Malishevës

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 18:10

Drita e fitoi titullin e kampiones tri xhiro para fundit, duke e mposhtur Ballkanin në Gjilan më 9 maj.

Që atëherë, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka pësuar tri humbje: nga Dukagjini, Gjilani e tash edhe nga Malisheva.

Edhe pse ishte duke fituar në pjesën e parë, Drita në pjesën e dytë e lëshoi ndeshjen dhe pësoi humbjen e tretë rresht.

Në pjesën e parë, Drita avancoi 2-0, me golat e Mike Arthurit dhe Oniks Grezdës, me një formacion tejet të ri të Dritës dhe me shumë futbollistë nga akademia.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Malisheva u ringjall dhe shënoi tre gola, për fitoren prej 3-2.

Me këtë fitore dhe me humbjen e Ballkanit, Malisheva e siguroi vendin e dytë në tabelë me 59 pikë.

Ndërkohë, Drita e mbyll sezonin me 66 pikë të tubuara./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement