Kosova s’e kalon ‘pragun’ në Pragë, mposhtet nga Çekia - Gazeta Express
string(50) "kosova-se-kalon-pragun-ne-prage-mposhtet-nga-cekia"

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 17:55

Kosova s’e kalon ‘pragun’ në Pragë, mposhtet nga Çekia

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 17:55

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në miqësoren e parë të kësaj jave.

“Dardanët” luajtën sot në Pragë ndaj Çekisë dhe pësuan humbje prej 2-1.

Vendasit ishin të parët që dolën në epërsi, me anë të Tomas Ladra, në minutën e 12-të të takimit.

20 minuta më vonë, çekët e gjetën edhe golin e dytë të takimit, përmes Adam Hlozekit.

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, derisa në të dytën, Kosova u paraqit pak më mirë.

Të besuarit e Franco Fodës arritën të gjejnë golin e zbutjes së epërsisë, në minutën e 80-të të takimit.

Ishte Lindon Emërllahu që shënoi për 1-2, në portën e zbrazët.

Deri në fund, Kosova më nuk pati raste të mira shënimi dhe në fund pësoi një humbje në këtë përballje.

Megjithatë, “Dardanët” do të rikthehen në aksion javën e ardhshme, më 7 qershor, në përballjen ndaj Andorrës në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement