Trepça e pandalshme, e fiton edhe ndeshjen e tretë, një hap larg titullit kampion - Gazeta Express
string(79) "trepca-e-pandalshme-e-fiton-edhe-ndeshjen-e-trete-nje-hap-larg-titullit-kampion"

Basketboll

Gazeta Express

17/05/2026 21:45

Trepça e pandalshme, e fiton edhe ndeshjen e tretë, një hap larg titullit kampion

Basketboll

Gazeta Express

17/05/2026 21:45

Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren me rezultat 80-84.

Pas dy fitoreve radhazi në serinë finale, kampioni aktual nga Mitrovica ka arritur edhe fitoren e tretë duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 31-41 në favor të Trepçës, teksa mysafirët ruajtën avantazhin edhe në pjesën e dytë për të shënuar fitoren e tretë në serinë e finales.

Tashmë, Trepça shkon në rezultatin 3-0 në serinë finale.

Ndeshja e radhës do të luhet të mërkurën, prapë në “Sezai Surroi”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement