Abdixhiku bashkë me Osmanin në Vojnovc të Shtimes: As shiu i ndali, sepse kur ka besim rruga bëhet më e fortë se moti - Gazeta Express
string(115) "abdixhiku-bashke-me-osmanin-ne-vojnovc-te-shtimes-as-shiu-i-ndali-sepse-kur-ka-besim-rruga-behet-me-e-forte-se-moti"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2026 22:15

Abdixhiku bashkë me Osmanin në Vojnovc të Shtimes: As shiu i ndali, sepse kur ka besim rruga bëhet më e fortë se moti

Lajme

Gazeta Express

17/05/2026 22:15

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim me qytetarë në Vojnovc të Shtimes, ku tha se u pritën nga një numër i madh qytetarësh pavarësisht kushteve të motit, bashkë me kandidaten për presidente Vjosa Osmani.

Ai ka theksuar se pritja e ngrohtë dhe pjesëmarrja e qytetarëve dëshmojnë, sipas tij, besimin që po i jepet kësaj rruge politike, duke shtuar se “kur ka besim, rruga bëhet më e fortë se moti”.

“Në Vojnovc të Shtimes u ndalëm mes shumë qytetarëve që na prisnin zemërhapur. As shiu nuk i kishte ndalur. Sepse kur ka besim, rruga bëhet më e fortë se moti. Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë që po na bëni gjithandej. Vjosa dhe unë kemi nisur një gjysmë rruge. Gjysmën tjetër duhet ta bëjmë bashkë. Me ju”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement