Trepça e fiton edhe finalen e dytë ndaj Bashkimit, i afrohet titullit - Gazeta Express
string(68) "trepca-e-fiton-edhe-finalen-e-dyte-ndaj-bashkimit-i-afrohet-titullit"

Basketboll

Gazeta Express

13/05/2026 21:29

Trepça e fiton edhe finalen e dytë ndaj Bashkimit, i afrohet titullit

Basketboll

Gazeta Express

13/05/2026 21:29

Trepca ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 93:83, duke avancuar 2:0 në serinë finale të “play-off”-it në Superligën e Kosovës.

Skuadra mitrovicase e nisi më mirë takimin dhe fitoi çerekun e parë me rezultat 23:20, duke krijuar epërsi të lehtë që në start. Dominimi i Trepçës vazhdoi edhe në periudhën e dytë, ku vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe e fituan çerekun 30:20, për të shkuar në pushim me avantazh të rëndësishëm prej 53:40.

Në pjesën e dytë, Bashkimi reagoi dhe arriti ta fitojë çerekun e tretë me rezultat 22:17, duke rikthyer disi shpresat për rikthim në ndeshje.

Megjithatë, Trepça ruajti qetësinë në periudhën vendimtare dhe fitoi edhe çerekun e fundit 23:21, duke vulosur triumfin përfundimtar 93:83.

Me këtë fitore, Trepca avancon 2:0 në serinë finale dhe afrohet edhe më shumë drejt mbrojtjes së titullit kampion. Dy ndeshjet e ardhshme do të zhvillohen në Prizren, ku Bashkimi do të tentojë të rikthejë serinë në favorin e tij.

Skuadra që arrin katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement