Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka postuar një fotografi ku shihen vëllezërit e ish-presidentit Thaçi me Fatmir Limajn dhe të vëllain e tij. Behramaj e ka përshkruar si kafe mes miqsh, me gishtin që njihet si simbol i fushatave të mëhershme të Thaçit.
Këtë e ka komentuar gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, duke thënë se me gjasë Hashim Thaçi ka dashur që Fatmir Limaj të ishte në PDK këtë herë.
Por, ai duke analizuar këtë takim hotë se jo domosdoshmërisht çdo gjë që dëshiron Thaçi zbatohet në Prishtinë.
“E para është se familja Thaçi tregon që Thaçi do kishte dëshirë Fatmir Limaj të ishte në PDK këtë herë, sepse nuk ishin dalë. Edhe pse don Thaçi në Hagë, jo domosdoshmërisht pyetet në Prishtinë. E treta është se ndoshta edhe Fatmir Limaj mund ta mbështet PDK-në”, ka thënë ai. /Gazeta Express
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...