Selin dhe DJ Gimbo paralajmërojnë projekt të ri - Gazeta Express
string(47) "selin-dhe-dj-gimbo-paralajmerojne-projekt-te-ri"

Yjet

Gazeta Express

12/05/2026 20:06

Selin dhe DJ Gimbo paralajmërojnë projekt të ri

Yjet

Gazeta Express

12/05/2026 20:06

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, kanë rikthyer vëmendjen e publikut pas publikimit të një videoje misterioze në rrjetet sociale.

Në pamjet e shpërndara, dyshja shfaqet në një atmosferë energjike, duke kënduar dhe kërcyer nën ritmet e këngës “DJ” të Rezarta Shkurtës. Kimia mes tyre dhe momentet spontane kanë bërë që videoja të komentohet gjerësisht nga ndjekësit.

Ajo që ka nxitur më shumë reagime ishte mbishkrimi i Selin krahas videos, ku shkruante: “Keni pyetur për këtë… së shpejti”. Ky mesazh ka shtuar dyshimet se dyshja mund të jetë duke përgatitur një projekt të përbashkët.

View this post on Instagram

A post shared by Selin Bollati (@selinbollatii)

Menjëherë pas publikimit, fansat nisën aludimet për një bashkëpunim muzikor, performancë speciale apo edhe një version të ri të këngës së njohur. Komentet në rrjet u mbushën me kërkesa për ta parë Selin dhe DJ Gimbo në një projekt të përbashkët.

Duke qenë se Selin njihet për talentin në kërcim, ndërsa Gimbo për angazhimin si DJ, ndjekësit mendojnë se videoja nuk është thjesht një moment argëtues, por një paralajmërim për diçka që pritet të publikohet së shpejti. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement