Ana Kallaku ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka folur për familjen, punën dhe projektet e saj të reja.
Mes pyetjeve të shumta, vëmendje morën edhe ato që lidhen me partneren e re të vëllait të saj, Bes Kallakut. Ana ndau disa detaje për raportin me Ejonën, duke treguar se mes tyre ka një marrëdhënie të ngrohtë dhe të afërt.
Moderatorja publikoi edhe një fotografi ku shfaqej e përqafuar me të, por pa ia zbuluar portretin. E pyetur se kur publiku do ta shohë të fejuarën e Besit, Ana sqaroi se kjo mbetet zgjedhje personale e Ejonës.


“Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë për të mos u ekspozuar”, shkroi ajo.
Ndjekësit e pyetën gjithashtu për marrëdhënien me partneren e vëllait, ndërsa përgjigjja e Anës ishte emocionuese.
“Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të”, u shpreh Ana, duke treguar mbështetjen dhe dashurinë e saj për Ejonën.
Me këto reagime, Ana Kallaku la të kuptohet se partnerja e re e Besit është mirëpritur ngrohtësisht në familje, ndërsa vendimi i saj për të qëndruar larg vëmendjes publike respektohet plotësisht. /GazetaExpress/