Hulumtuesi i IKD-së: Progresi i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është i pabarabartë por me sfida të njëjta - Gazeta Express
string(117) "hulumtuesi-i-ikd-se-progresi-i-shqiperise-maqedonise-se-veriut-dhe-kosoves-eshte-i-pabarabarte-por-me-sfida-te-njejta"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 12:34

Hulumtuesi i IKD-së: Progresi i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është i pabarabartë por me sfida të njëjta

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 12:34

Qemajl Marmullakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), duke bërë prezantimin e përmbledhjes “Pasqyrim rajonal: Ku qëndron rajoni në Grupkapitullin 1 të BE – Parimet Themelore?”, e cila është hartuar duke u bazuar në raportet e Bashkimit Evropian për të tri vendet: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, dhe dokumente tjera analitike. 

Përveç këtyre raporteve, ai tha se ky raport ka edhe gjetje tjera pas punëtorive, ku theksoi se fokus kryesor ka qenë Grupkapitulli 1, me fokus në sundimin e ligjit.

“Grupkapitujt 1, parimet themelore paraqesin bazën për integrimet evropiane, duke përfshire një vlerësim tërësor të funksionimit të shtetit”, është shprehur ai.

Marmullakaj tha se këtu përfshihet sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, të drejtat themelore, siguria, emigracioni dhe funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike.

Marmullakaj shtoi se në thelb të këtyre grupkapitujeve qëndrojnë kapitujt 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Duke folur se ku qëndrojnë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ai tha se progresi është i pabarabartë por sfidat mbeten të njëjta. Tha se tri vendet kanë investuar në legjislacion, por që praktika nuk është e njëjtë në të tri vendet dhe mbetet sfidë kryesore.

“Shqipëria pozicionohet si vendi me i avancuar duke kaluar nga faza e ndëtimi të një kornize ligjore institucionale drejt prodhimit të rezultateve të prekshme, në veçanti në drejtësi”, është shprehur ai.

Maqedonia e Veriut, hulumtuesi tha se ndodhet në një nivel të ndërmjetëm me një kornizë të konsiliduar ligjore por me zbatim të dobët të reformave dhe ndikimit politik.

“Kosova mbetet në një fazë shumë të hershme ende e fokusuar në krijimin e kapaciteteve dhe konsolidimin ligjor dhe institucional. Sfida mbetet në sundimin e ligjit dhe kufizimin e kapaciteteve të përgjithshme në funksionimin e institucioneve në përgjegjësi”, ka shtuar ai.

Ai shtoi se kanë analizuar edhe ndikimin e BE-së, për çka tha se në dekadën e fundit BE është ndikuar ndjeshëm në një lodhje të proceseve për integrimet evropiane.

Përkundër kësaj, ai tha se vazhdon të mbetet një katalizator i ndjeshëm dhe shtytës i reformave në gjithë rajonin.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në partneritet me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) dhe Qendrën për Gazetari Hulumtuese (SCOOP), me mbështetjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF), të enjten organizoi tryezë rajonale, ku u publikua përmbledhja “Pasqyrim rajonal: Ku qëndron rajoni në Grupkapitullin 1 të BE – Parimet Themelore?”. /BetimipërDrejtësi

Advertisement
Advertisement
Advertisement