Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 16:00, në varrezat e fshatit Dumosh të Podujevës.
Një i ri nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti në Gjermani. Viktima është 25-vjeçari me inicialet S.P., me origjinë nga fshati Dumosh i Podujevës, i cili jetonte pranë qytetit të Frankfurtit, transmeton albinfo.ch.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga policia gjermane dhe organet shëndetësore në Gjermani.
Ngjarja tragjike ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 16:00, në varrezat e fshatit Dumosh në Podujevë.