Dështon zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet konkursi - Gazeta Express
string(60) "deshton-zgjedhja-e-kryesuesit-te-kgjk-se-rishpallet-konkursi"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 14:20

Dështon zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet konkursi

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 14:20

Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ku dy kandidatët Besnik Bislimaj dhe Rrustem Thaqi, sikurse në raundin e parë, morën nga pesë vota. Me këtë rast, dështoi zgjedhja e kryesuesit të ri dhe u rishpall konkursi.

Edhe këtë herë, në votim morën pjesë 11 anëtarë, ku një votë u shpall e pavlefshme, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Zëvendëskryesuesja Arjeta Sadiku tha se në bazë të Rregullores, meqenëse asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e nevojshme, rishpallet konkursit.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement