Monika Kryemadhi ka komentuar rrugëtimin e banorëve në “Big Brother VIP”, duke treguar se ishte e pavendosur mes dy emrave kryesorë për fituesin.
E ftuar në emisionin Breaking, ajo u shpreh se ishte e dyzuar mes Mirit dhe Selin, duke vlerësuar cilësitë e secilit prej tyre.
“Kam qenë e dyzuar mes Mirit dhe Selin. Tek Selin vlerësoja artikulimin dhe oratorinë, por mendoj se ka ende nevojë të rritet. Në periudhën pas BBV më është dukur shumë e brishtë dhe më ka ardhur keq për të, pasi dukej sikur ishte përballë të gjithëve,” u shpreh Kryemadhi.
Ajo shtoi se do të dëshironte që fitues të ishte edhe Miri, duke theksuar ndikimin që ai ka pasur te publiku.
“Mendoj se Miri e ka fituar BBV-në e tij, pasi sot po rikthehen dhe këndohen sërish këngët e tij,” tha ajo.
Në përfundim, Kryemadhi theksoi se, pavarësisht rezultatit, të gjithë banorët kanë përfituar nga eksperienca në spektakël, duke e konsideruar atë një fitore në vetvete.