Sejdiu: Agjencitë nuk po e arrijnë rolin e tyre që qytetari ta ndjejë dorën e shtetit - Gazeta Express
string(84) "sejdiu-agjencite-nuk-po-e-arrijne-rolin-e-tyre-qe-qytetari-ta-ndjeje-doren-e-shtetit"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 22:11

Sejdiu: Agjencitë nuk po e arrijnë rolin e tyre që qytetari ta ndjejë dorën e shtetit

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 22:11

Edmir Sejdiu, U.D. Drejtor i Departamentit për Reformën e Administratës Publike në MAPD, në emisionin “Tempus”, tha se agjencitë nuk po e arrijnë rolin e tyre që qytetari ta ndjejë dorën e shtetit.

Sejdiu tha se ka nevojë për trajnimin e zyrtarëve dhe për një reformë të qendërzuar të administratës publike.

Lidhur me Ministrinë e Administratës Publike, Sejdiu tha se ajo është dashur të themelohej më herët.

“Është vonë, ka mundur të bëhet më herët, por është një momentum i mirë i themelimit të kësaj ministrie”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se Kosova është pjesë e nismave rajonale, siç është shkolla rajonale për administratën publike, dhe se vendi po ndjek trajnimet e nevojshme, duke u përafruar me standardet e rajonit.

Sejdiu tha se në aspektin e gjendjes, situata është e ngjashme me vendet e tjera të rajonit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement