Kaltrina Mikushnica rikthehet në ekran, ky është projekti i saj televiziv që vjen në ATV - Gazeta Express
string(87) "kaltrina-mikushnica-rikthehet-ne-ekran-ky-eshte-projekti-i-saj-televiziv-qe-vjen-ne-atv"

TV/Film

Gazeta Express

22/04/2026 19:32

Kaltrina Mikushnica rikthehet në ekran, ky është projekti i saj televiziv që vjen në ATV

TV/Film

Gazeta Express

22/04/2026 19:32

Një format i ri mediatik pritet t’i shtohet programacionit të ATV, duke sjellë një kombinim të televizionit dhe radios në një eksperiencë të vetme komunikimi me publikun.

“Ndërrimi i Dytë”, i moderuar nga Kaltrina Mikushnica, synon të ofrojë një hapësirë të hapur diskutimi mbi tema që prekin përditshmërinë, duke vendosur në qendër zërin e qytetarëve.

Emisioni do të zhvillohet në një studio të konceptuar për ndërveprim të drejtpërdrejtë, ku përmes mikrofonit dhe ekranit, publiku do të ketë mundësi të bëhet pjesë aktive e debatit dhe diskutimeve.

Sipas prezantimit zyrtar, ky format nuk do të jetë thjesht një program pasditeje, por një platformë komunikimi ku fjala e publikut dëgjohet dhe merr vëmendje.

“Ndërrimi i Dytë” pritet të nisë së shpejti në ATV, duke sjellë një qasje të re në mënyrën e ndërveprimit mes medias dhe audiencës. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement