Punët e fermës janë një nga pikat kyçe të formatit. Punët në stalla dhe kujdesi ndaj kafshëve janë të panegociueshme, dhe askush nuk duhet tu bëjë “bisht”.
Por përkushtimi gjatë kësaj kohe nuk ka qenë i njëjtë nga të gjithë.
Një pjesë e fermerëve u janë përkushtuar dhe i kanë kryer me përpikmëri punët, ndërsa një pjesë janë munduar të justifikohen për të shmangur vajtjen në stallë.
Për të stimuluar fermerët që punojnë dhe ata që nuk janë shumë të përkushtuar, Agai do u jap një super avantazh në lojë 6 fermerëve.
Super avantazhi do tu komunikohet pas pak nga moderatorja Arbana Osmani.