Kryemadhi: Isha mes Mirit dhe Selin për fituesin e BBV - Gazeta Express
string(53) "kryemadhi-isha-mes-mirit-dhe-selin-per-fituesin-e-bbv"

TV/Film

Gazeta Express

24/04/2026 19:39

Kryemadhi: Isha mes Mirit dhe Selin për fituesin e BBV

TV/Film

Gazeta Express

24/04/2026 19:39

Monika Kryemadhi ka komentuar rrugëtimin e banorëve në “Big Brother VIP”, duke treguar se ishte e pavendosur mes dy emrave kryesorë për fituesin.

E ftuar në emisionin Breaking, ajo u shpreh se ishte e dyzuar mes Mirit dhe Selin, duke vlerësuar cilësitë e secilit prej tyre.

“Kam qenë e dyzuar mes Mirit dhe Selin. Tek Selin vlerësoja artikulimin dhe oratorinë, por mendoj se ka ende nevojë të rritet. Në periudhën pas BBV më është dukur shumë e brishtë dhe më ka ardhur keq për të, pasi dukej sikur ishte përballë të gjithëve,” u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi se do të dëshironte që fitues të ishte edhe Miri, duke theksuar ndikimin që ai ka pasur te publiku.

“Mendoj se Miri e ka fituar BBV-në e tij, pasi sot po rikthehen dhe këndohen sërish këngët e tij,” tha ajo.

Në përfundim, Kryemadhi theksoi se, pavarësisht rezultatit, të gjithë banorët kanë përfituar nga eksperienca në spektakël, duke e konsideruar atë një fitore në vetvete.

Advertisement
Advertisement
Advertisement