E papritur! Ermiona Lekbello kërkon të ndërpresë rrugëtimin në Ferma VIP - Gazeta Express
string(71) "e-papritur-ermiona-lekbello-kerkon-te-nderprese-rrugetimin-ne-ferma-vip"

TV/Film

Gazeta Express

24/04/2026 21:40

E papritur! Ermiona Lekbello kërkon të ndërpresë rrugëtimin në Ferma VIP

TV/Film

Gazeta Express

24/04/2026 21:40

Spektakli i Ferma VIP 3 ka nisur ndryshe këtë të premte.

Sapo moderatorja Arbana Osmani është lidhur me fermerët, një kërkesë e papritur ka ardhur nga Ermiona Lekbello.

Ajo u shpreh se dëshiron të ndërpresë rrugëtimin e saj në spektakël, duke theksuar se nuk ndjen një energji të mirë në ambientin mes fermerëve.

Megjithatë, duke qenë se Lekbello është në televotim, Arbana Osmani i kërkoi që të presë verdiktin e publikut para se të marrë një vendim përfundimtar.

Pjesë nga biseda:

Ermiona Lekbello: Unë po e lë rrugëtimin tim këtu. Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj të bëheni njerëz më të mirë me njëri-tjetrin. Kam një energji jo të mirë këtu. Nuk mundem dot të rri më në këtë ambient. Këtu ndodhin gjëra që unë nuk i mbaj dot.

Arbana Osmani: Çfarë konkretisht?

Ermiona Lekbello: Energjia, ngacmimet, sharjet, shikimet mospërfillëse. Unë do ta lë tani në këto momente. Nuk po rri dot. Kam një pështirje brenda meje që kisha kohë që nuk e ndjeja dhe nuk ndihem mirë.

Arbana Osmani: Sa është mbyllur televotimi ku ishe pjesë edhe ti. Unë s’e di si ka shkuar ky televotim, por në respekt të publikut do të kërkoja të presim vendimin e publikut, që të shohim si pasojë e vendimit se çfarë do të ndodhë e kush do të shkojë në sfidë. Kjo për të respektuar njerëzit.

Ermiona Lekbello: Në rregull. Vetëm për publikun u futa këtu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement