EURO n’T7 ndryshon termin: Nga sonte çdo të premte në ora 22:00 - Gazeta Express
string(60) "euro-nt7-ndryshon-termin-nga-sonte-cdo-te-premte-ne-ora-2200"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 18:09

EURO n’T7 ndryshon termin: Nga sonte çdo të premte në ora 22:00

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 18:09

Emisioni “EURO n’T7” vjen me një ndryshim të rëndësishëm për shikuesit. Duke filluar nga sonte, emisioni do të transmetohet në termin e ri, çdo të premte në ora 22:00.

“EURO n’T7” tashmë është konsoliduar si një nga platformat kryesore televizive ku trajtohen ekskluzivisht temat më aktuale ekonomike në vend. Përmes analizave të thelluara dhe diskutimeve me ekspertë të fushës, emisioni sjell një pasqyrë të qartë mbi zhvillimet ekonomike dhe sfidat me të cilat përballet Kosova.

Formati i emisionit mbetet i njëjtë: herë me panele diskutimi, e herë me intervista një-për-një me figura kyçe dhe me kredibilitet në ekonomi dhe vendimmarrje.

Në edicionin e sontëm, i ftuar në studio do të jetë ish-kryeministri Avdullah Hoti. Tema që do të trajtohet sonte është:

“Alarm për ekonominë: Kosova në presion ekonomik – kush e solli këtë situatë?”

Me këtë ndryshim termini dhe me tema që prekin drejtpërdrejt zhvillimet ekonomike në vend, “EURO n’T7” synon të mbetet një pikë referimi për analizë serioze dhe debat të argumentuar për ekonomi

Advertisement
Advertisement
Advertisement