Votimi pro angazhimit të FSK’së në Gaza, Osmani deputetëve: Ratifikojeni urgjent marrëveshjen për Bordin e Paqes - Gazeta Express
string(109) "votimi-pro-angazhimit-te-fskse-ne-gaza-osmani-deputeteve-ratifikojeni-urgjent-marreveshjen-per-bordin-e-paqes"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 17:56

Votimi pro angazhimit të FSK’së në Gaza, Osmani deputetëve: Ratifikojeni urgjent marrëveshjen për Bordin e Paqes

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 17:56

Ish -Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës me 89 vota pro ka marrë vendim për angazhimin e FSK’së në Gaza. Ajo ka kërkuar që marrëveshja që tani marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes të ratifikohet me urgjencë.

“Në këtë frymë uniteti dhe përgjegjësie, u bëj thirrje të gjithëve që, me urgjencë dhe në mënyrë unanime, të ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, si një mekanizëm i domosdoshëm politik për koordinimin e këtij misioni ushtarak, i cili po ashtu forcon sigurinë shtetërore dhe orientimin euroatlantik, garanton sovranitetin, siguron përfaqësim të barabartë dhe krijon mundësi për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e njohjeve të reja”ka thënë Osmani.

Postimi i plotë i Osmanit

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës dëshmoi unitet shtetëror duke votuar me 89 vota pro për një vendim të rëndësishëm dhe historik: angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.

Ky hap është vazhdim i përkushtimit tonë për paqe, siguri dhe përgjegjësi globale, në përputhje me zotimin që kam nënshkruar më 19 shkurt me Presidentin Trump dhe me partnerët e tjerë. Sot, FSK-ja qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë, duke dëshmuar se Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësi të barabarta në mbrojtje të paqes.

Ky angazhim është një dëshmi e qartë e kapacitetit tonë shtetëror që forcon subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë dhe rritë besueshmërinë e Kosovës si partner i denjë në skenën globale. Njëkohësisht, ky angazhim i ngrit kapacitetet profesionale të FSK-së dhe e afron vendin tonë më afër se kurrë me synimin strategjik për anëtarësim në NATO.

Në këtë frymë uniteti dhe përgjegjësie, u bëj thirrje të gjithëve që, me urgjencë dhe në mënyrë unanime, të ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, si një mekanizëm i domosdoshëm politik për koordinimin e këtij misioni ushtarak, i cili po ashtu forcon sigurinë shtetërore dhe orientimin euroatlantik, garanton sovranitetin, siguron përfaqësim të barabartë dhe krijon mundësi për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e njohjeve të reja.

Kosova është e vendosur të kontribuojë për paqen me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim, gjithmonë përkrah aleatëve tanë dhe me FSK-në tonë në shërbim të qytetarëve dhe të paqes globale.

Falënderim i veçantë dhe mirënjohje të përhershme ndaj Amerikës për përfshirjen e Kosovës dhe për besimin!

Advertisement
Advertisement
Advertisement