Furgoni me 150 shpezë i ardhur nga Serbia ndalohet në Kosovë, policia merr masa - Gazeta Express
string(78) "furgoni-me-150-shpeze-i-ardhur-nga-serbia-ndalohet-ne-kosove-policia-merr-masa"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 22:49

Furgoni me 150 shpezë i ardhur nga Serbia ndalohet në Kosovë, policia merr masa

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 22:49

Sonte rreth orës 20:00, nga njësia përkatëse policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Jugu, në magjistralen Preshevë- Gjilan është ndaluar një automjet/furgon i dyshuar, i cili kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, njofton policia.

Siç njofton policia “gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, është konstatuar se në furgon ndodheshin 15 kafaze me gjithësej 150 shpezë, për të cilat drejtuesi i mjetit nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre”.

“Lidhur me rastin, automjeti së bashku me mallin (shpezët) është sekuestruar nga Policia e Kosovës për procedim të mëtejm tek Dogana e Kosovës”, njoftoi policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement