Thesari Amerikan ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja kundër individëve, organizatave dhe anijeve të lidhura me Iranin, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Tre persona, nëntë anije dhe 17 subjekte – që mund të nënkuptojnë kompani ose organizata – janë sanksionuar, sipas përditësimit në faqen e internetit të Thesarit.
Kjo vjen pas një njoftimi nga Sekretari i Thesarit Scott Bessent pak kohë më parë, se SHBA-të nuk do të rinovonin një përjashtim nga sanksionet që kishin lejuar blerjen e naftës ruse dhe iraniane që lundronte në det.