Analiza e Galianit: Ja ndryshimet që duhen në futbollin italian - Gazeta Express
string(62) "analiza-e-galianit-ja-ndryshimet-qe-duhen-ne-futbollin-italian"

Sport

Gazeta Express

03/04/2026 8:14

Analiza e Galianit: Ja ndryshimet që duhen në futbollin italian

Sport

Gazeta Express

03/04/2026 8:14

Edhe Adriano Galiani, ish-administratori i Milanit, ka dhënë mendimin e tij mbi mungesën e kualifikimit të Italisë në Botëror, për “Sky Sport 24”. “Sigurisht, gjithçka ka ndryshuar. Mendoni për fitoret e klubeve dhe të Kombëtares, që është produkt i kampionatit, në vitet ’90. Tani vetëm 30% e lojtarëve të Serie A janë të përzgjedhshëm.

Kampionati ynë nuk është më destinacion për lojtarë, por stacion kalimi. Topi i fundit i Artë që luante në Itali ishte Kaka ynë në 2007. Për tri vite Milan ka pasur tre të parët, njëherë edhe gjashtë të parët. Ka ndryshuar shumë, gjithçka. Analiza duhet të jetë më e thelluar sesa po lexoj dhe shoh. Kujtojmë që në 1990 Italia fitonte Kupën e Kampionëve, UEFA-n dhe Kupën e Kupave. Vite të mrekullueshme, me finale të luajtura nga skuadra italiane.

Fenomeni futbollistik është ulur. Më pëlqejnë shumë statistikat dhe numrat. Në Serie A, shpejtësia e pasimit është ndër më të ulëtat në Europë, po ashtu edhe sprintet. Dhe në Kombëtare nuk ka trajner, por një selektor. Çfarë duhej të bënte Rino, duke pasur lojtarët të dielën në mbrëmje për të enjten?

Po ashtu, i them që faulli i Bastoni ishte për të kuqen, por nuk më dukej shumë ndryshe nga ai i Muharemoviç që mori vetëm të verdhë. Ka gjithashtu një mijë gjëra të tjera, shumë arsye për të reflektuar që kërkojnë një vështrim 360 gradësh, jo të gjesh një fajtor, qoftë presidentin e federatës, “ct”-në apo komponentët e tjerë”.

PËR SAKIN TE MILANI – “Do të thosha intuita ishte kryesisht e Berluskonit, unë kam pasur më vonë disa ide. Arrigo pati fat në jetë. Luajmë një miqësore Parma-Milan një vit para se ai të vinte dhe pastaj edhe në “Coppa Italia” kundër tyre. Berluskoni më pyet nëse lojtarët e Parmës janë më të mirë se ata të Milanit, unë them jo dhe ai pyet pse luajnë më mirë se ne. Atëherë them se ndoshta kishin një trajner të mirë dhe Berluskoni thotë ta marrim.

Në atë kohë, klubet e mëdha merrnin vetëm trajnerë me rang. Kur më pyet për CV-në e tij, thotë që nuk ka rëndësi, mjafton që Parma të luajë mirë. Arrin Saki dhe ndryshon jetën, për gjithë futbollin italian. Kujtojmë që UEFA ka vendosur që tre ekipet më inovative në Europë kanë qenë Ajaksi i Mishels, Milani i Sakit dhe Barcelona e Guardiolës. Gjëra të pazakonta, jam i lumtur që pata fatin t’i përjetoj”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement