Kurti i dërgon letër FFK-së: Ju lutem t’i qëndroni fort rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian - Gazeta Express
string(91) "kurti-i-dergon-leter-ffk-se-ju-lutem-ti-qendroni-fort-rrugetimit-drejt-kampionatit-evropian"

Futboll

Gazeta Express

01/04/2026 21:46

Kurti i dërgon letër FFK-së: Ju lutem t’i qëndroni fort rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian

Futboll

Gazeta Express

01/04/2026 21:46

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka drejtuar një letër presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes së cilës ka shprehur mirënjohje dhe mbështetje për Kombëtaren e Kosovës dhe stafin e saj teknik, pas rrugëtimit të jashtëzakonshëm në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kjo u bë e ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.

Letra e plotë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

Përshëndetje Kryetar,

Të lutem pranoje dhe përcille tutje një falënderim të madh për gjithë stafin teknik, e në veçanti për trajnerin Franco Foda, për paraqitjen në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës.

E di që humbja e djeshme dhemb. Sidomos kur ishim aq afër. Por puna, përkushtimi dhe serioziteti që janë ndërtuar në këtë ekip nuk humbin brenda një ndeshjeje.

Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë. Kjo është shumë më e madhe se rezultati. Por tutje, rezultati final është ai në çka duhet të fokusohemi. Ju lutem t’i qëndroni fort rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian.

Jemi shumë afër dhe jemi bashkë në çdo hap.

Kryeministri i Republikës së Kosovës

Albin Kurti

Advertisement
Advertisement
Advertisement