Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ditën e sotme, është pyetur se a do ta respektojë kjo parti aktgjykimin e Kushtetueses lidhur me çështjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit jo shumicë serbe.
Për këtë, Konjufca, edhe pse s’dha përgjigje direkte, ai deklaroi se VV’ja asnjëherë s’i ka refuzuar aktgjykimet Kushtetuese.
I njëjti, kujtoi edhe një aktgjykim të vitit 2014, pas të cilit, Konjufca shtoi, VV’ja ishte tërhequr nga qëndrimet e saj.
‘’Ne kurrë nuk i kemi refuzu aktgjykimet e Gjykatës Kushtetueses. Deri tash vazhdimisht LVV, ato natyrisht kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Kushtetuesja, siç ishte rastin për shembull në vitin 2014, kur tha që ju nuk mundeni me bë shumicën, shumicën duhet ta bëjë vetëm fituesi i zgjedhjeve, ne u tërhoqëm dhe vazhduam sipas opinionit të Gjykatës jemi tërhequr”, ka thënë ai. /GazetaExpress
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...