Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj ka ndërruar skuadër, por jo edhe ligë.
29-vjeçari i ka dhënë fund aventurës me Istanbulspor, duke u transferuar te skuadra e tij e re, Igdir.
Loshaj ishte pjesë e Istanbulsporit për tri vite, ku ishte transferuar nga Cracovia e Polonisë.
Përgjatë këtij sezoni, Loshaj kishte 23 paraqitje me fanellën e ish-klubit të tij në Ligën e Parë të Turqisë, duke kontribuuar me katër gola dhe gjashtë asistime.
Skuadra e tij e re, Igdir, momentalisht është në pozitën e nëntë në tabelë, me 34 pikë – dy pikë larg “play-offit” për Superligën e Turqisë.
Ndërkohë, Istanbulspori është i 13-ti me 31 pikë.
Më herët në karrierën e tij, Loshaj ka luajtur edhe në Rumani, Holandë e Belgjikë.
Me kombëtaren e Kosovës, Loshaj ka zhvilluar 24 paraqitje./GazetaExpress/