Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve, qysh në çerekfinale, pasi me rezultat të përgjithshëm u mposht nga Atletico Madridi.
Ndeshja e parë, e luajtur javën e kaluar në “Camp Nou” përfundoi në të mirë të Atleticos, me shifrat prej 2-0, teksa ajo e dyta, e luajtur në “Metropolitano”, përfundoi 1-2 në të mirë të Barcelonës, por që nuk qe e mjaftueshme për të kaluar në gjysmëfinale.
Rezultati i përgjithshëm ishte 3-2 në favor të madrilenëve, që do të luajnë në gjysmëfinale ndaj fituesit të ndeshjes Arsenal – Sportingu i Lisbonës.
Lojtari më i mirë i ndeshjes së sontme për Barcelonën, sipas “Sofascore” del të jetë Lamine Yamal, i cili pati një paraqitje të madhe, ndonëse skuadra e tij u eliminua.
Spanjolli 18-vjeçar shënoi golin e parë në ndeshjen e sontme, qysh në minutën e katërt të takimit.
Ai u vlerësua me notën 8.9 për paraqitjen e tij sonte, teksa Ferran Torres, bashkëlojtari i tij u vlerësua me notën 8.3.
Torres shënoi golin e dytë të Barcelonës në minutën e 24-të, derisa e asistoi të parin, që e shënoi Yamal.
Kah Atletico, më i miri i ndeshjes ishte Juan Musso, i cili u vlerësua me notën 9.2, i cili njëkohësisht është zgjedhur edhe Lojtari i Ndeshjes.
Ai pati një numër të madh të pritjeve, duke ndalur një-pas-një sulmet e Barcelonës.
Musso pati shtatë pritje, pesë prej të cilave ishin nga brenda zonës.
Ndërkohë, golashënuesi i vetëm i Atleticos për sonte, Ademola Lookman u vlerësua me notën 7.7./GazetaExpress/