Paris Saint-Germani nuk e pati të vështirë të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi triumfoi 2-0 në të dy ndeshjet ndaj Liverpoolit, duke shkuar sigurt drejt mbrojtjes së titullit kampion.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique fitoi me të njëjtin rezultat, edhe në Paris, edhe në “Anfield”.
Ousmane Dembele ishte golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje, me Topin e Artë që i shënoi të dy golat në 20 minutat e fundit të ndeshjes, për ta fundosur totalisht Liverpoolin, që po kalon në një sezon të dështuar, duke mbetur pa asnjë trofe.
Francezi Dembele normalisht është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes nga “Sofascore”, i cili u vlerësua me notën 8.2, pas dy golave të shënuar.
Te PSG-ja, notë të mirë mori edhe portieri Matvey Safonov, i cili u vlerësua me 7.4, pasi pati gjashtë pritje, nga të cilat katër ishin brenda zonës.
Më i dobëti në këtë përballje nga PSG-ja ishte Desire Doue, që mori vetëm 6.2.
Ndërkohë, te Liverpooli, më i vlerësuari doli të jetë Dominik Szoboszlai, me 8.1.
Më i dobëti kah Liverpooli doli të jetë portieri, Giorgio Mamardashvili, që mori vetëm 5.7.
PSG-ja në gjysmëfinale do të luajë ndaj fituesit të përballjes Bayern Munich – Real Madrid, me ndeshjen e parë që ishte mbyllur 2-1 në të mirë të Bavarezëve./GazetaExpress/