E ardhmja e Xabi Alonsos në Real Madrid mbetet në pikëpyetje, klubi e gjen zëvendësuesin - Gazeta Express
string(87) "e-ardhmja-e-xabi-alonsos-ne-real-madrid-mbetet-ne-pikepyetje-klubi-e-gjen-zevendesuesin"

Futboll

Gazeta Express

15/12/2025 15:36

E ardhmja e Xabi Alonsos në Real Madrid mbetet në pikëpyetje, klubi e gjen zëvendësuesin

Futboll

Gazeta Express

15/12/2025 15:36

Fitorja 2-1 ndaj Alavésit i dha frymëmarrje Xabi Alonsos, por nuk mjaftoi për të larguar dyshimet brenda Real Madridit.

Pavarësisht tre pikëve, paraqitja e skuadrës nuk e bindi klubin dhe pozita e trajnerit vazhdon të jetë e pasigurt.

Sipas Josep Pedrerol në El Chiringuito, Real Madridi e ka gati zëvendësuesin dhe ai ndodhet brenda klubit, transmeton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për Álvaro Arbeloan, aktualisht trajner i Castilla-s dhe i mbështetur nga presidenti Florentino Pérez. Në rast shkarkimi, ai shihet si opsioni i parë për stolin.

Në klub ka shqetësim për lojën, gjendjen fizike të lojtarëve dhe mungesën e përmirësimit, ndërsa raportohet se një humbje ndaj Alavésit do të kishte sjellë ndryshim trajneri menjëherë.

Vendimi përfundimtar pritet në javët e ardhshme, me Superkupën që shihet si afati i fundit për të ardhmen e Xabi Alonsos.

Advertisement
Advertisement
Advertisement