Një mesfushor i klubit gjigant të La Ligas, Barcelona, është rikthyer në radarin e transferimeve të skuadrës angleze, Chelsea.
Kjo sipas “Fichajes”, të cilët e identifikojnë Marc Casadó si lojtarin në fjalë.
Talenti i ri Casadó ishte një nga emrat më të përfolur për një kalim në Londrën Perëndimore këtë verë, pasi Chelsea e kishte vënë në listë 22-vjeçarin si një nga disa nënshkrime të mundshme nga skuadra e Hansi Flick.
Në fund, një transferim i tillë nuk u realizua, por drejtuesit nga “Stamford Bridge” duket se nuk e kanë humbur shikimin nga Casadó.
“Strategjia e klubit londinez nën drejtimin e Enzo Maresca përfshin forcimin e mesfushës, dhe Casadó do të përputhej me këtë plan”, thuhet në raportimin e “Fichajes”.
Reprezentuesi spanjoll nga ana e tij ka rënë pak në hijen e trajnerit Hansi Flick gjatë këtij sezoni.
Pavarësisht problemeve të shumta me dëmtime në mesfushën e Blaugranës, Casadó ka pasur vetëm gjashtë ndeshje si titullar në La Liga këtë sezon.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse drejtuesit nga “Camp Nou” do të ishin të gatshëm ta shisnin lojtarin./GazetaExpress/