Milik rikthehet në stërvitje te Juventusi pas 550 ditësh mungesë - Gazeta Express
string(64) "milik-rikthehet-ne-stervitje-te-juventusi-pas-550-ditesh-mungese"

Sport

Gazeta Express

14/12/2025 10:50

Milik rikthehet në stërvitje te Juventusi pas 550 ditësh mungesë

Sport

Gazeta Express

14/12/2025 10:50

Pas një periudhe tepër të gjatë jashtë fushave, sulmuesi i Juventusit Arek Milik është rikthyer më në fund në stërvitje. Për herë të parë pas 550 ditësh, polaku ka zhvilluar stërvitje këtë fundjavë në qendrën Continassa, edhe pse aktualisht vetëm pjesërisht.

Milik kishte mbetur jashtë që nga vera, pas një dëmtimi të pësuar në palestër gjatë fazës përgatitore, një problem shëndetësor që ende mbetet i paqartë. Mediat italiane raportojnë se rikthimi i tij është një hap i rëndësishëm, edhe pse gjendja fizike e sulmuesit mbetet ende e panjohur.

Me afrimin e merkatos së janarit, rikthimi në stërvitje mund t’i hapë rrugë Milik ose një largimi të parakohshëm nga Juventusi, pavarësisht se kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, ose një shanse reale për t’u rikthyer në fushë, sidomos në kushtet e mungesave në repartin ofensiv.

Për momentin, lajmi më i rëndësishëm është një: pas një viti e gjysmë mungesë, Milik është sërish pjesë e grupit të Juventusit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement