Juventusi mbetet në duart e familjes Agnelli. Kreu i klubit bardhezi, John Elkann, ka shpjeguar publikisht arsyet pse kompania Exor refuzoi ofertën prej 1.1 miliardë eurosh nga kompania e kriptomonedhave Tether për blerjen e plotë të aksioneve të klubit.
Tether, e cila tashmë zotëron 11.52 për qind të aksioneve të Juventusit, bëri publike ofertën për të marrë edhe pjesën e mbetur që mbahet nga Exor. Megjithatë, kjo ofertë u refuzua menjëherë.
Pas këtij vendimi, Elkann – trashëgimtar i familjes Agnelli dhe president i Exor – publikoi një video-mesazh ku sqaroi qëndrimin e familjes.
I veshur me një bluzë të Juventusit, Elkann theksoi lidhjen e thellë historike mes klubit dhe familjes së tij. “Juventusi ka qenë pjesë e familjes sime për 102 vjet. Gjatë një shekulli, katër breza e kanë bërë klubin më të madh, më të fortë, e kanë mbrojtur në momentet e vështira dhe kanë festuar sukseset,” u shpreh ai.
Elkann shtoi se Juventusi nuk i përket vetëm familjes Agnelli, por edhe një familjeje shumë më të madhe – asaj bardhezi, me miliona tifozë në Itali dhe në mbarë botën. “Duke menduar për këtë pasion dhe këtë histori dashurie që na bashkon prej më shumë se një shekulli, ne vazhdojmë të mbështesim ekipin dhe të ndërtojmë një Juventus fitues për të ardhmen. Juventusi ynë, historia jonë, vlerat tona, nuk janë në shitje,” theksoi ai.
Pavarësisht spekulimeve të viteve të fundit se Exor mund të ishte e lodhur nga investimet e vazhdueshme financiare për stabilizimin e klubit, sidomos pas skandalit të kontabilitetit me tarifat e fryra të transferimeve, familja Agnelli nuk ka qenë kurrë realisht e gatshme të shesë Juventusin.
Tether, e themeluar në vitin 2014, është një kompani e kriptomonedhave që aktualisht ka një përfaqësues në bordin drejtues të Juventusit, Francesco Garino, por për momentin ambicia e saj për të marrë kontrollin e plotë të klubit është refuzuar kategorikisht. /GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...