Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar ndeshjet e para të xhiros së 17-të në elitën e futbollit kosovvar.
Dy ndeshjet u luajtën në Skënderaj dhe Lipjan.
Drenica, me trajnerin e ri, Thomas Brdaric e shijoi fitoren e parë qysh në debutimin e tij, duke e mposhtur Ferizajn.
Ky i fundit ishte i pari që doli në epërsi, me anë të Erion Sadriut, në minutën e tretë.
Mirëpo, Drenica i shënoi dy gola për 13 minuta, për të marrë epërsinë dhe tri pikë shumë të rëndësishme.
Fillimisht, Ardit Topalaj shënoi autogol, teksa Kreshnik Uka shënoi për epërsinë e vendasve.
Qlirim Avdulli u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 41-të të ndeshjes.
Në Lipjan, Prishtina e Re e Qëndrim Kidës e ndali hovin e Dukagjinit të Ndue Përgjokajt.
Ndeshja u mbyll pa gola në stadiumin “Sami Kelmendi”.
Me këto rezultate, Drenica i ik Ferizajt katër pikë, duke qenë më e sigurtë në zonën e barazhit, larg zonës së rrezikshme. Drenica ka 20 pikë, ndërkohë Ferizaj 16 sosh.
Prishtina e Re me barazimin e sotëm shkon në kuotën e 15 pikëve, në vendin e fundit, ndërsa Dukagjini del në vendin e dytë përkohësisht me 28 pikë./GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...