"Jemi më shumë se 'OK' në çdo aspekt", te Ballkani e mohojnë t'ju ketë bllokuar "merkato" - Gazeta Express
string(82) "jemi-me-shume9-se-ok-ne-cdo-aspekt-te-ballkani-e-mohojne-tju-kete-bllokuar-merkato"

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 22:31

“Jemi më shumë se ‘OK’ në çdo aspekt”, te Ballkani e mohojnë t’ju ketë bllokuar “merkato”

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 22:31

Gjatë ditës së sotme është raportuar se tri herë kampionit të Kosovës, Ballkanit i është bllokuar merkatoja.

Kështu thotë edhe “FIFA Registration Bans”, ku shkruhet se Ballkanit i është bllokuar merkatoja për tri afate kalimtare.

Sipas asaj që shkruhet aty, Ballkani nuk ka të drejtë të regjistrojë lojtarë qysh nga shtatori i vitit 2025.

Suharekasve – sipas kësaj liste të FIFA-s – nuk i lejohet të regjistrojë lojtarë deri në verën e vitit 2027.

Mirëpo, një gjë të tillë e mohojnë kategorikisht nga klubi i Ballkanit.

Sipas drejtorit sportiv të klubit suharekas, Nderim Nexhipi gjithçka është në rregull.

 Kështu të paktën ka thënë ai për “Gazetën Express”, në një prononcim të shkurtër.

“Nuk është i vërtetë lajmi që na është bllokuar merkato për tri afate kalimtare. Janë vetëm spekulime dhe shkrime të portaleve. Jemi më shumë se OK në çdo aspekt”, ka thënë Nexhipi për “Express”.

Ballkani momentalisht është pa trajner, pasi Orges Shehu është larguar nga klubi pas humbjes nga Drenica xhiron e kaluar. Skuadrën është duke e udhëhequr Edon Gashi, trajner i grupmoshës U21 të Ballkanit.

Klubi suharekas është i dyti në tabelën e Superligës së Kosovës me 23 pikë, tri më pak se Prishtina në vendin e parë dhe po aq pikë sa kanë Dukagjini e Drita në pozitat tre dhe katër, respektivisht./GazetaExpress/