Brruti flet pasi e kompletoi transferimi te Hajduku i Splitit: I lumtur që nënshkrova me klubin më të madh kroat - Gazeta Express
string(111) "brruti-flet-pasi-e-kompletoi-transferimi-te-hajduku-i-splitit-i-lumtur-qe-nenshkrova-me-klubin-me-te-madh-kroat"

Futboll

Gazeta Express

01/06/2026 22:20

Brruti flet pasi e kompletoi transferimi te Hajduku i Splitit: I lumtur që nënshkrova me klubin më të madh kroat

Futboll

Gazeta Express

01/06/2026 22:20

Mesfushori nga Kaçaniku, Etnik Brruti e ka kompletuar kalimin te Hajduku i Splitit në Kroaci.

Brruti së fundmi ishte pjesë e Malishevës në Superligën e Kosovës, mirëpo tash do të luajë në atë të Kroacisë.

Mesfushori 22-vjeçar është transferuar në Kroaci si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Malishevën po përfundonte këtë muaj.

Brruti veçse është prezantuar nga Hajduku, teksa tashmë ai i ka thënë fjalët e para si lojtar i gjigantit kroat.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh në Kroaci, mezi po pres të luajë para tifozëve më të mirë”, tha ai në rrjetin e tij social “Instagram”.

Brruti ishte rritur në akademinë e Prishtinës, nga ku kaloi te Besa e Pejës.

Më pas, në vitin 2023, ai e bëri kalimin nga Besa te Malisheva.

Brruti është reprezentues i kombëtares së Shqipërisë, në nivelin U21. Ai kishte marrë ftesë edhe nga kombëtarja A, por ende nuk ka luajtur asnjë minutë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement