Osmani nga Dragashi: Nuk mund të ketë Kosovë të barabartë kur komunat malore ndihen larg vendimmarrjes - Gazeta Express
string(101) "osmani-nga-dragashi-nuk-mund-te-kete-kosove-te-barabarte-kur-komunat-malore-ndihen-larg-vendimmarrjes"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 22:23

Osmani nga Dragashi: Nuk mund të ketë Kosovë të barabartë kur komunat malore ndihen larg vendimmarrjes

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 22:23

Gjatë tubimit elektoral të mbajtur në Dragash, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për mandatin e dytë të presidentes, Vjosa Osmani, vlerësoi punën e ndershme, sakrificën dhe bashkëjetesën e komuniteteve në trevën e Sharrit, duke kërkuar më shumë vëmendje shtetërore e investime për këtë zonë.

Osmani theksoi se potenciali natyror, turistik dhe njerëzor i Sharrit duhet të shndërrohet në zhvillim real ekonomik që të rinjtë të mos e shohin largimin si opsionin e vetëm.

Sipas saj, infrastruktura, arsimi, shëndetësia dhe ekonomia nuk duhet të shpërndahen sipas afërsisë me pushtetin, por sipas nevojës së qytetarëve.

“Shteti i Kosovës duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, pa dallim qyteti apo mali, pa dallim qendre apo periferie, sepse vetëm një shtet i barabartë mund të jetë një shtet i fortë”.

Në mbyllje, ajo nënvizoi se Kosova ka nevojë për institucione që bashkëpunojnë dhe për një orientim të qartë euroatlantik që garanton stabilitet, siguri dhe zhvillim afatgjatë për çdo komunë.

“Një Kosovë që i jep dinjitet çdo qytetari të saj është një Kosovë që fiton të ardhmen e saj”, përfundoi ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement