Legjenda e Anglisë, Alan Shearer, ka ndezur një debat të madh përpara Kupës së Botës 2026 duke sugjeruar se Jude Bellinghami duhet të lihet jashtë formacionit titullar.
Ndërsa Thomas Tuchel po përgatit skuadrën e tij për ndeshjen hapëse kundër Kroacisë, ish-kapiteni i “Tre Luanëve” beson se një ndryshim në mesfushë është i nevojshëm për të nxjerrë maksimumin nga Harry Kane.
Në një deklaratë që ka habitur shumë tifozë, Shearer ka thënë se Bellinghami nuk duhet të startojë në ndeshjen e parë të Anglisë në Botëror.
Pavarësisht statusit të Bellinghamit si një nga lojtarët më të mirë në botë, Shearer argumenton se Morgan Rogers i Aston Villas është aktualisht zgjedhja më e mirë për ekuilibrin taktik të ekipit.
Duke folur në eventin e fushatës së Betfair për Kupën e Botës, Shearer tha: “Jude nuk starton ndeshjen e parë për mua. Mendoj se Thomas do të shkojë me atë që ka funksionuar për të me Anglinë: (Elliot) Anderson dhe Declan Rice në bazë të mesfushës, dhe Morgan Rogers përpara tyre. Kjo është ajo që unë do të bëja”.
Arsyeja kryesore e këtij vendimi kontrovers është ideja për të maksimizuar potencialin e kapitenit Harry Kane.
Shearer beson se Anglia ka vuajtur në turnetë e kaluar sepse nuk kishte lojtarë që bëjnë lëvizje prapa mbrojtjes, diçka që sipas tij Rogers e ofron më mirë se mesfushorët aktualë kreativë.
Ai shtoi: “Nuk e pamë versionin më të mirë të Kane në turneun e kaluar dhe për ta nxjerrë maksimumin prej tij, siç e kemi parë te Bayern Munich, duhet lojtarë që i kalojnë pranë dhe sulmojnë hapësirat”.
Shearer vazhdoi: “Ai është brilant kur zbret për të marrë topin dhe për të dhënë pasime, por duhet patjetër mbështetje nga lojtarë që futen përpara. Nëse Anglia do të bëjë mirë në këtë turne, duhet të nxjerrë më të mirën nga Harry”.
Në mesfushën e propozuar nga Shearer përfshihet edhe Elliot Anderson, i cili ka përjetuar një rritje të madhe në karrierë pas largimit nga Newcastle.
Ai tani shihet si një partner i mundshëm i Declan Rice në skenën më të madhe ndërkombëtare.
Duke folur për lojtarin e Nottingham Forest, Shearer tha: “Anderson ka kaluar disa nivele më lart që nga largimi nga Newcastle. Është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm dhe vetëm sa do të përmirësohet më tej”./GazetaExpress/