"Si është e mundur që mbështeten aviokompanitë e jo fermerët?”, Muja: Janë mbështetur për naftë, pagesat për grurin deri në 600 euro - Gazeta Express
string(115) "si-eshte-e-mundurqe-mbeshteten-aviokompanite-e-jo-fermeret-armend-muja-jane-mbeshtetur-tek-nafta-e-plehu-artificial"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 22:20

“Si është e mundur që mbështeten aviokompanitë e jo fermerët?”, Muja: Janë mbështetur për naftë, pagesat për grurin deri në 600 euro

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 22:20

Ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, u pyet në Pressing në T7, se pse janë mbështetur nga qeveria në detyrë aviokompanitë dhe jo fermerët.

Në këtë pyetje, Muja u përgjigj:

“Tek fermerët vitin e kaluar i kemi mbështetur tek nafta e plehu artificial. Këtë vit fermerët do të kompensohen për naftë dhe plehun artificial”, tha Muja.

Ai shtoi se “këtë vit do mbështesim edhe fermerët e rinj dhe gjithë fermerët që e punojnë hektarin e parë”, tha Muja në Pressing.

Ai shtoi se pagesat për grurin kanë qenë 120 euro, këtë vit tha se do jenë 460-600 euro.

Advertisement
Advertisement
Advertisement