15 klube nga e gjithë Evropa janë ende pa humbje në ligat respektive - Gazeta Express
string(68) "15-klube-nga-e-gjithe-evropa-jane-ende-pa-humbje-ne-ligat-respektive"

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 19:27

15 klube nga e gjithë Evropa janë ende pa humbje në ligat respektive

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 19:27

15 klube janë ende të pamposhtura në 55 ligat më të mëdha të Evropës.

Listës së ekipeve të pamposhtura në elitat e futbollit evropian i prin KI Klaksvik, i cili pas 27 ndeshjeve në elitën e futbollit të Ishujve Faroe ka 24 fitore dhe tri barazime.

Pas saj në listë është Vardari i Maqedonisë së Veriut, që ka 11 fitore dhe tri barazime.

Slavia Praha është e treta me 10 fitore dhe gjashtë barazime.

Bayern Muncheni është i katërti me 10 fitore po ashtu, por me një barazim në 11 ndeshje.

Edhe Porto e Differdange kanë nga dhjetë fitore, me nga një barazim secila.

Fenerbahçe ka nëntë fitore me katër barazime, aq sa ka edhe Ararat-Armenia.

Nga tetë fitore dhe dy barazime i kanë Virtus dhe Tre Fiori.

Benfica e Jose Mourinhos i ka shtatë fitore dhe katër barazime në elitën e futbollit portugez.

Shtatë fitore i ka Lincoln Red Imps, me një barazim po ashtu.

La Fiorita i ka gjashtë fitore me katër barazime, teksa Ranger’s i Andorrës i ka pesë fitore dhe dy barazime.

E fundit në listë është Santa Coloma me tri fitore dhe tri barazime./GazetaExpress/