Sot do të nisë Evropiani U-16 i volejbollit, do të mbahet në Prishtinë e në Tiranë - Gazeta Express
string(81) "sot-do-te-nise-evropiani-u-16-i-volejbollit-do-te-mbahet-ne-prishtine-e-ne-tirane"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/07/2025 10:46

Sot do të nisë Evropiani U-16 i volejbollit, do të mbahet në Prishtinë e në Tiranë

Sporte tjera

Gazeta Express

02/07/2025 10:46

Federata e Volejbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Shqipërisë do të organizojë Kampionatin Evropian U-16 për vajza, i cili prej sot, 2 deri më 13 korrik 2025 mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe në Tiranë.

Kjo është ngjarja më e madhe ndërkombëtare e volejbollit e zhvilluar ndonjëherë në Kosovë, dhe njëra prej ngjarjeve më të mëdha në sportin e Kosovës, që përfaqëson një moment historik për sportin dhe komunitetin tonë.

Vajzat tona e nisin kampanjën ndaj Malit të Zi, takim ky që nis në ora 20:00 dhe që pritet të mbledh numër të madh shikuesish.

Mbrëmë Kosovën U-16 e ka vizituar në përgatitje edhe zëvendësministrja në detyrë për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani.

Në grupin (B) e Kosovës janë edhe Kroacia, Republika Çeke, Greqia, Hungaria, Mali i Zi, Sllovenia dhe Turqia.

Shqipëria ndodhet në grupin A, së bashku me Bullgarinë, Francën, Italinë, Lituaninë, Poloninë, Spanjën dhe Ukrainën.

Pikërisht Kosova dhe Shqipëria kanë luajtur dy ndeshje miqësore para nisjes së Evropianit, derisa bashkërisht kanë vizituar edhe kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.