string(76) "ish-banori-i-big-brother-vip-albania-rrezohet-nga-parashuta-reagon-roza-lati"

Yjet

Gazeta Express

05/05/2025 19:09

Ish banori i Big Brother VIP Albania rrezohet nga parashuta, reagon Roza Lati

Yjet

Gazeta Express

05/05/2025 19:09

Pas incidentit që ndodhi ditën e sotme në Himarë, ku është rrëzuar me parashutë Xhonatan Islami, i menjehershëm ishte edhe reagimi i partneres së tij Roza Lati.

“Nuk vritet Shqiponja kollaj! Shqiponja është mbret i qiellit. S`ka më të fortë”, është shprehur ajo në Instagram.

Me anë të këtij statusi ajo ka shprehur edhe njëherë dashurinë e madhe dhe mbështetjen e saj për Islamin.

Pushuesit e frikësuar kanë parë nga afër momentin, kur për shkak të problemeve gjatë uljes, parashutisti është rrëzuar në tokë. Ngjarja për pak sa nuk përfundoi në tragjedi.

Policia ka njoftuar pak më herët rastin në fjalë, ku shpejgoi që ngjarja do të hetohej.

Njoftimi i Policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.