“Në këtë çast ndaloi koha…”
Luna, vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit feston sot 1 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, moderatoraja ka publikuar në Instagram, disa copëza fragmentesh pak para se të lindte dhe çastin kur e vogla e tyre erdhi në jetë, ku nuk mungojnë lotët e gëzimit.
“Në këtë çast ndaloi koha dhe nisi përjetësia jonë kur erdhe ti Luna Mari Ejlli”,-shkroi Kiara krah video së postuar. Rikujtojmë se çifti i dashur për publikun u njohën në ‘Big Brother Vip’ ku nisën edhe një histori dashurie.