Klajdi e pranon publikisht: Isha i dashuruar në Elvanën – nuk ia thashë - Gazeta Express
string(68) "klajdi-e-pranon-publikisht-isha-i-dashuruar-ne-elvanen-nuk-ia-thashe"

Yjet

Gazeta Express

29/01/2025 22:01

Klajdi e pranon publikisht: Isha i dashuruar në Elvanën – nuk ia thashë

Yjet

Gazeta Express

29/01/2025 22:01

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” tensionet dhe surprizat nuk mungojnë, por izolimi i fundit i disa prej banorëve ka sjellë edhe rrëfime të papritura.

Pas një penalizimi nga “Vëllai i Madh” për thyerje të rregullave, Klajdi Musabelliu, G-Bani, Gjesti dhe Rozana u ndanë nga pjesa tjetër e shtëpisë dhe u vendosën në një dhomë të veçantë.

Gjatë kësaj kohe, Klajdi dhe Rozana patën një bisedë më të thellë, duke lënë mënjanë përplasjet e tyre të mëparshme. Pikërisht në këtë moment, Klajdi vendosi të zbulojë një detaj të panjohur nga jeta e tij sentimentale.

“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën,” rrëfeu ai. “Kur merrnim pjesë tek ‘Ethet’, kalonim shumë kohë së bashku në prova dhe këndonim bashkë. Gjatë asaj periudhe ndjeva diçka për të.”

Mandej Rozana e ka pyetur se a ia ka shprehur ai dashurinë asaj derisa Klajdi ka thënë që “jo” e këtë moment e ka shfrytëzuar Gjesti që ka thënë se edhe ai ndihet “i dashuruar në Beyonce” por që nuk mundet t’ia shpreh asaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement