Deklaratat për arratisjen e Faton Hajrizit, Albulena Haxhiu shkon për intervistim në Prokurorinë Speciale - dita e dytë - Gazeta Express
string(116) "deklaratat-per-arratisjen-e-faton-hajrizit-albulena-haxhiu-shkon-per-intervistim-ne-prokurorine-speciale-dita-e-dyte"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2024 13:09

Deklaratat për arratisjen e Faton Hajrizit, Albulena Haxhiu shkon për intervistim në Prokurorinë Speciale – dita e dytë

Lajme

Gazeta Express

23/07/2024 13:09

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të vazhdojë edhe sot intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ajo do të intervistohet rreth orës 13:00 në objektin e Policisë së Kosovës, ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi.

Intervistimi i Haxhiut ka ardhur pas mbi deklarimeve të saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.

Të shtunën Haxhiu shkroi në Facebook se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.

“Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës”, ka shkruar ministrja Haxhiu.