Granada është rikthyer te fitorja në La Liga, duke triumfuar ndaj Osasunas në javën e 33-të.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Los Carmenes” përfundoi me rezultatin 30:0, shkruan Gazeta Express.
Myrto Uzuni kontribuoi me një gol në fitoren e vendasve, duke shënuar të dytën në këtë përballje, në minutën e 48-të.
Paraprakisht kishte shënuar Facundo Pellistri (29’), ndërsa fitoren e vulosi Lucas Boye (90+5’).
Sulmuesi shqiptar tani numëron 11 gola në elitën e futbollit spanjoll.
28-vjeçari nga Berati gjithashtu ka edhe një asistim.
Granada pas kësaj fitore ka 21 pikë dhe është në e parafundit në tabelë, por ende me gjasa për mbijetesë.
/Gazeta Express/