Lëndohet prapë Maignan, e rrezikon Evropianin - Gazeta Express
string(44) "lendohet-prape-maignan-e-rrezikon-evropianin"

Lëndohet prapë Maignan, e rrezikon Evropianin

Futboll

Gazeta Express

23/05/2024 15:40

Selektori i Francës, Didier Deschamps e ka marrë një goditje të rëndë sot.

Portieri i Milanit, Mike Maignan rrezikon ta humbasë Kampionatin Evropian shkaku i një lëndimi që e pësoi së fundmi.

Lexo Edhe:

28 vjeçari ka munguar që nga fundi i prillit shkaku i një lëndimi muskulor, por ai u lëndua sërish në mëngjesin e sotëm.

Mediumi francez “L’Equipe” shkruan se portieri në super-formë e lëndoi sot gishtin dhe nuk dihet nëse do të mundë të jetë në gjendje për t’u shëruar deri në fillimin e Euro 2024, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-portieri i Lillet pritej të mbronte këtë fundjavë kundër Salernitanës, por që rikthimi i tij në fushën e blertë sipas të gjitha gjasave do të zgjasë.

Pas kontrolleve që do t’i bëhen në orët në vazhdim do të njihet edhe shkalla e lëndimit dhe koha sa do të mungojë ai.

Të gjithë në Francë shpresojnë që Maignan të shërohet shpejt dhe të jetë i gatshëm për t’i ndihmuar “Trekolorët” në garën prestigjiozeve të Kombëtareve, që do të fillojë më 14 qershor në Gjermani.

Maignan ka qenë njëri prej portierëve më të mirë në Evropë në dy sezonet e fundit. /Gazeta Express/