Beogradi reagon pasi Kurti tha që armatosja e Serbisë tregon synim për përshkallëzim - Gazeta Express
string(84) "beogradi-reagon-pasi-kurti-tha-qe-armatosja-e-serbise-tregon-synim-per-pershkallezim"

Beogradi reagon pasi Kurti tha që armatosja e Serbisë tregon synim për përshkallëzim

Lajme

Gazeta Express

23/05/2024 17:01

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë i ka reaguar kryeministrit të Republikë së Kosovës, Albin Kurti, pas deklarimeve të bëra sot në Mbretërinë e Bashkuar rreth armatosjes së Serbisë dhe synimeve për pëshkallëzim të situatës në Ballkan.

Nga Beogradi pretendojnë se armatosja e Serbisë është një proces i planifikuar dhe kanë thënë se “demantojnë pretendimet dashakeqe” të kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Lexo Edhe:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka thënë se “armatimi i madh i Serbisë është një tregues se ajo synon përshkallëzim”,/Express/