Kremlini mohon pretendimin e Trumpit për lirimin e gazetarit amerikan - Gazeta Express
string(69) "kremlini-mohon-pretendimin-e-trumpit-per-lirimin-e-gazetarit-amerikan"

Kremlini mohon pretendimin e Trumpit për lirimin e gazetarit amerikan

Lajme

Gazeta Express

23/05/2024 16:43

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, që është kandidat për president nga Partia Republikane për zgjedhjet presidenciale, pretendoi se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta lironte “pothuajse menjëherë” gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, pas zgjedhjeve, nëse ai fiton.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump nuk dha detaje se si ai do të lehtësonte lirimin e Gershkovichit, por tha vetëm se Putin “do ta bënte këtë për mua”.

Lexo Edhe:

Pas këtij postimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Trump dhe Putin nuk kanë pasur asnjë kontakt. Ai shtoi se duhet “një heshtje e plotë” për të “arritur rezultate” për çdo këmbim të të burgosurve.

Gershkovich është në burg në Rusi që nga marsi i vitit të kaluar. Autoritetet ruse e akuzojnë për spiunazh.

Si Gershkovich, ashtu edhe gazeta ku ai punon mohojnë akuzat, duke thënë se gazetari 32-vjeçar po bënte punën e tij si gazetar i akredituar kur u arrestua./REL/