Trepça arrin në Bosnjë, është gati për dy ndeshjet e Kupës Evropiane - Gazeta Express
string(67) "trepca-arrin-ne-bosnje-eshte-gati-per-dy-ndeshjet-e-kupes-evropiane"

Sporte tjera

Gazeta Express

20/10/2023 13:00

Trepça arrin në Bosnjë, është gati për dy ndeshjet e Kupës Evropiane

Sporte tjera

Gazeta Express

20/10/2023 13:00

Skuadra e Trepçës e ka marrë dje rrugën drejt Vogoshqas së Bosnjë-Hercegovinës ku do t’i zhvillojë dy ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Përballë skuadrës mitrovicase do të jetë skuadra e Vogoshqës.

Ndeshja e parë do të luhet sonte prej orës 19:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 17:00.

Skuadrat janë pajtuar që dy ndeshjet të luhen në Bosnjë-Hercegovinë.

Mitrovicasit kanë udhëtuar me synimin për të dhënë më të mirën në kërkim të suksesit.

Vogoshqa ka pesë paraqitje në garat evropiane, ndërsa vlerësohet skuadër cilësore.

Trepça ka garuar dy herë deri më tani në kupa kontinentale dhe është në kërkim të suksesit të parë.

Trepça është fituese e Kupës së Kosovës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement