Një minutë heshtje në nderim të Ahmet Krasniqit në Kuvend
Lajme
Gazeta Express
21/09/2023 10:51
Kuvendi i Kosovës ka mbajture sot një minutë heshtje në 25 vjetorin e vdekjes së kolonel Ahmet Krasniqi, shkruan Gazeta Express.
Kjo është kërkuar
nga shefi i Grupit Parlamentar të
Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
“Më lejoni që në
emër të grupit parlamentar të LDK-së, të propozoj një minutë heshtje në nderim
të kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes së Kosovës, meqenëse sot
është 25 vjetori i vrasjes së tij” – ka deklaruar Gashi.
Krasniqi u vra më
21 shtator të vitit 1998 në Tiranë. Ai ka qenë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë
e Bujar Bukoshit.